studentë tashmë pjesë e komunitetit
Vlerësim mesatar
4.9 / 5 nga studentët
Rreth sistemit
Studentët përpiqen të mësojnë AI Development, por përballen me sfida të tilla si:
Rezultat: Shumë kohë e humbur, asnjë projekt profesional për tregun e punës.
Sistemi MakerMinds AI Developer zëvendëson këtë mënyrë të vjetër mësimi me një strukturë të qartë:
Rezultat: Aftësi praktike + portofol real + përgatitje për tregun e punës.
Gjatë çdo moduli do të ndërtosh projekte që funksionojnë realisht dhe mund t’i prezantosh në CV ose LinkedIn. Automatizim i proceseve të punës (email, CRM, analiza, raportime).
Nuk ke më nevojë të kërkosh materiale të shpërndara online. MakerMinds të ofron rrugë të qartë. Çdo javë ka objektiva të përcaktuara dhe detyra praktike. Çdo projekt forcon konceptet teknike dhe kreativitetin. Përfshin udhëzues praktik për çdo integrim dhe platformë
Tregu kërkon profesionistë që dinë si ta zbatojnë AI në praktikë. Kupton si të krijosh agjentë që kursejnë kohë dhe para për kompani. Zhvillon aftësi për pozicione të reja si AI Automation Specialist, AI Engineer, ose Prompt Workflow Designer.
1
Kupto bazat dhe teknologjitë e Inteligjencës Artificiale: Fillo duke ndërtuar themelet e duhura: çfarë është AI, si funksionojnë LLM-të, çfarë janë tokens dhe parameters, si përdoren modelet dhe si ndërtohen blloqet bazë të AI Agents. Pasi e kupton këtë pjesë, e kupton plotësisht se si “mendon” një model inteligjent.
2
Zhvillo projekte reale me mentorë: Në këtë fazë, gjithçka që ke mësuar e kthen në praktikë. Ndërton AI Agents dhe workflow inteligjentë, aplikon prompt chaining, logjikë të rrugëzimit, error handling, integrime me API dhe ndërtim sistemesh me n8n ose Make. Krijon projekte reale që të ndërtojnë portofolin tënd profesional.
3
Përgatitu për tregun e punës: Pasi ke krijuar projektet, mëson si t’i prezantosh në mënyrë profesionale: si të ndërtohet CV-ja për AI, si të strukturohet portofoli, si të përgatitesh për intervista dhe si të tregosh vlerën tënde si zhvillues i AI & Automation. Në fund, je i pajisur me aftësi praktike, mindset profesional dhe projekte që vlejnë në treg.
Mos humb më kohë me mënyra të vjetra mësimi
Në MakerMinds Inteligjenca Artificiale me Sistem, gjithçka që më parë të mbante peng konfuzion, informacion i shpërndarë, video të pafundme pa rezultat zëvendësohet me strukturë dhe mentorim.
6–12 muaj pa progres konkret
Rezultat: Njohuri të shpërndara, pa portofol, pa aftësi praktike.
6 muaj nga zero deri te punësimi
Rezultat: portofol real + aftësi praktike që përdoren nga bizneset dhe profesionistët në BE
A funksionon AI me Sistem edhe për ata që nuk kanë përvojë?
Po! MakerMinds AI me Sistem është ndërtuar posaçërisht për fillestarët. Edhe nëse nuk ke programuar kurrë më parë, ti mund të hysh në botën e Inteligjencës Artificiale, AI Agents dhe automatizimeve përmes një rruge të thjeshtë, të strukturuar dhe praktike.
Çfarë ndodh kur mësimi tradicional takohen me metodologjinë e MakerMinds?
Rezultati është i qartë: Studentët që më parë humbnin kohë me materiale të shpërndara tani mësojnë në mënyrë të qartë, zhvillojnë projekte të vërteta dhe shohin progres të matshëm brenda javëve.
Metodologjia jonë e bën të mundur që çdo fillestar të mësojë me ritmin e tij:nga konceptet bazë të AI, te ndërtimi i workflow-ve inteligjentë dhe projekteve reale që hyjnë direkt në portofol.
Një projekti i trajnimit online – Sales Management Automations
Aplikacion për automatizimin e proceseve të shitjeve
Qëllimi: të krijosh një sistem që menaxhon automatikisht lead-et, follow-ups dhe njoftimet.
Çfarë mëson:
Rezultat: një sistem që ul punën manuale dhe rrit efikasitetin e shitjeve.
Një projekt- AI-Powered Job Application Screening & Follow-Up System
Sistem inteligjent që analizon aplikimet për punë.
Qëllimi: Të ndërtosh një workflow profesional që proceson automatikisht aplikimet dhe komunikon me kandidatët pa ndërhyrje manuale.
Çfarë mëson:
Rezultat: Një sistem i plotë AI Workflow që bizneset e përdorin realisht.
Sistemi është ndërtuar për fillestarë dhe profesionistë që duan të hyjnë në botën e AI, automatizimeve dhe AI Agents nuk kërkon përvojë të mëparshme në programim
Është pagesë unike. Pasi kryen pagesën, ke qasje të plotë dhe të përhershme në të gjitha modulet, projektet dhe materialet.
Qasja është pa afat mund ta ndjekësh me ritmin tënd dhe të rikthehesh kur të duash.
Sistemi funksionon në kompjuter, tablet dhe telefon pa nevojë për instalime shtesë vetëm një lidhje interneti.
Po, do të kesh mentorë live dhe komunitetin Slack, ku mund të marrësh ndihmë, feedback teknik dhe mbështetje në çdo fazë të sistemit.
Menjëherë pas pagesës, do të marrësh një email me linkun e hyrjes në platformën MakerMinds dhe mund të fillosh menjëherë me seancën e parë të sistemit.
MakerMinds filloi si një histori personale, para se të bëhej kompani. Ne kemi parë se si studentët humbasin drejtimin, se si presioni për të gjetur punë rritet, dhe sa e vështirë është të kesh ambicie por të mos kesh një sistem që të udhëheq. Këtë rrugë e kemi kaluar vetë. Pikërisht nga këto sfida lindi MakerMinds.
Jo si një trajnim, por si një metodologji praktike që ndërton mendim teknik, disiplinë dhe aftësi reale. Emri ynë përfaqëson një mendje që krijon, që kërkon përparim dhe nuk pranon të mbetet në vend.
Ajo që na dallon është mentaliteti ynë: standarde të larta, praktikë reale dhe mbështetje e vazhdueshme deri te rezultati. Ne nuk japim teori ne kemi ndërtuar një sistem që funksionon.
Nëse kërkon një partner që e kupton udhëtimin tënd dhe të çon drejt një karriere të qëndrueshme, MakerMinds është vendi i duhur.
është inxhinier softuerik me mbi 17 vite përvojë në industrinë e IT-së. Pas studimeve në Sisteme të Informacionit, ai ndërtoi karrierën e tij në disa prej kompanive të mëdha në Gjermani, duke u specializuar në zhvillimin modern të software-it dhe sistemet komplekse.
Më vonë vazhdoi si freelancer, ku ka mbështetur projekte të rëndësishme të transformimit digjital në nivel kombëtar.
I udhëhequr nga dëshira për t’i ndihmuar të tjerët të hyjnë në botën e teknologjisë, ai themeloi MakerMinds një platformë që mëson aftësi praktike, relevante për industrinë, dhe krijon mundësi reale për gjeneratën e re të zhvilluesve.
ka mbi 10 vite përvojë në fushën e Sistemeve të Informacionit dhe konsulencës biznesore. Ajo vjen me një sfond të fortë në Sisteme të Informacionit dhe konsulencë biznesi. Pas studimeve, ajo ka punuar si konsulente për kompani ndërkombëtare, ku ka zhvilluar aftësi të thella në analizë biznesi, komunikim dhe menaxhimin e proceseve.
Në MakerMinds, Violeta integron përvojën e saj të gjerë të konsulencës për t’u treguar studentëve se suksesi në tregun e IT-së nuk varet vetëm nga aftësitë teknike. Ajo i ndihmon të kuptojnë rëndësinë e komunikimit, mendimit kritik, strukturës së punës dhe ndërtimit të një profili profesional që i hap dyert drejt karrierës.
Përgjegjësia ligjore (Disclaimer)
Të gjitha dëshmitë dhe rezultatet e përmendura në këtë faqe janë reale nga pjesëmarrës të Sistemit të Karrierës Java. Askush nuk është kompensuar në asnjë formë për këto deklarata. MakerMinds nuk garanton rezultate nëse mungon angazhimi, përkushtimi dhe puna nga secili pjesëmarrës. Këto rezultate janë të mundshme vetëm nëse ndjek sistemin në mënyrë të plotë dhe bashkohesh në proceset praktike të mentorimit. Ky nuk është një “bëhu i pasur shpejt” program, por një sistem profesional i ndërtuar nga kompani e regjistruar ligjërisht në Gjermani, me trajnerë, punonjës dhe klientë realë.