Jo Java si një kurs. Një strukturë e plotë drejt profesionit.

Sepse çdo modul, ushtrim dhe projekt ndërtohet për të formuar aftësi dhe projekte reale.

+ 0

studentë tashmë pjesë e komunitetit

Vlerësim mesatar 4.9 / 5 nga studentët

product-box-mockupJAVA

Si funksionon në praktikë?

Pse shumica fillojnë Java… por nuk arrijnë deri në fund?

Jo sepse nuk janë të aftë. Sepse mësojnë pa drejtim.

Me parë:

Këta studentë nuk dështojnë sepse nuk janë të aftë, por sepse kanë mësuar pa strukturë:

Rezultat: shumë kohë e humbur dhe zero siguri për tregun e punës.

Tani:

Java me Sistem ndryshon mënyrën si mëson dhe çfarë ndërton:

Rezultat: projekte të kompletuara, kuptim i plotë i Java-s dhe një bazë e fortë për karrierë.

Çfarë ndryshon realisht në rrugën tënde profesionale?

Aftësi që funksionojnë në praktikë

Nuk mjafton të dish sintaksë. Me MakerMinds ndërton aftësi që përdoren realisht në projekte dhe në punë.

Rrugë e qartë, pa humbur kohë

Shumica humbin muaj duke kërkuar çfarë të mësojnë më pas. Ky sistem ta heq këtë barrë.

Pozicionim më i fortë për punësim

Karriera nuk fillon pasi mbaron trajnimi. Ajo ndërtohet gjatë tij, përmes projekteve reale dhe përgatitjes së qëllimshme.

Si funksionon Java me Sistem në praktikë?

1

Ndërton bazën e duhur, jo thjesht njohuri: Fillon nga themelet e Java, por jo si teori e thatë. Që në fillim mëson si ndërtohet logjika e aplikacioneve, si mendon një programer dhe si lidhen konceptet mes tyreNuk po mëson për të kaluar kapituj, po ndërton bazë për sistem.

2

 Ndërton një projekt real, hap pas hapi: Këtu sistemi merr formë. Nuk kalon prej një ushtrimi në tjetrin, por punon mbi projekte që rriten gradualisht dhe bëhet gjithnjë e më i plotë. Nuk po bën sikur je programer. Po sillesh si i tillë.

3

Pozicionohesh për tregun e punës: Qëllimi nuk është vetëm ta përfundosh programin. Qëllimi është të dalësh me diçka konkrete që ka vlerë jashtë trajnimit. Je më i përgatitur se dikush që ka ndjekur vetëm kurse.

stressed-person-learning

Nuk është se nuk mundesh. Thjesht nuk ke pasur rrugë të qartë.

Shumë njerëz nuk ndalojnë sepse nuk janë të aftë. Ndalojnë sepse nuk shohin progres.

Më pak konfuzion. Më shumë progres real.

MakerMinds Java me Sistem e zëvendëson mënyrën e vjetër të të mësuarit me strukturë dhe efikasitet duke të kursyer muaj përgatitjeje dhe duke të sjellë rezultate që duken në portofol dhe në tregun e punës.

Kur mëson pa drejtim

Pasojë: shumë përpjekje, pak siguri dhe progres i paqartë.

Kur ndjek një rrugë të qartë

Rezultati: bazë e fortë teknike dhe projekte që kanë vlerë reale.

Nuk të duhet përvojë. Të duhet drejtim.

Fillestarët nuk dështojnë sepse nuk munden. Dështojnë sepse humbasin rrugën

Shumë fillestarë nuk ndalojnë sepse nuk janë të aftë.
Ndalojnë sepse fillojnë pa drejtim.

Këtu, nuk pritet të dish paraprakisht.
Hapi i parë është i qartë.
Hapi i dytë vjen natyrshëm pas tij.

Çdo koncept prezantohet në momentin e duhur, përdoret menjëherë në praktikë dhe lidhet me atë që ke ndërtuar më parë.

Kështu krijohet kuptim.
Jo konfuzion.

Çfarë përfshin Java me Sistem?

Tre shtylla që të çojnë nga mësimi praktik te orientimi profesional.

Ndërtimi dy projekteve kryesore nga fillimi deri në fund

programming-background-with-person-working-with-codes-computer
woman-coding-team-office-internship

76 seanca të udhëzuara për ndërtim dhe ushtrime praktike

Seanca live për zhvillim profesional dhe drejtim karriere

job-hiring-handshake-woman-software-engineer-ai-developer

Rruga e qartë drejt karrierës Java

76 seanca të strukturuara

Seanca live për zhvillim profesional

Orientim për aplikim profesional

Ndërtim i projekteve reale

Ndërto dy projekte reale që tregojnë rritjen tënde si zhvillues Java

Nga Ndërtimi i një Aplikacioni për Menaxhimin e Restorantit, deri te Zhvillimi i një Sistemi Bankar me Transaksione të Plota

Projekti 1 Restaurant App

Qëllimi i projektit është të ndërtosh një aplikacion që menaxhon produkte dhe menu, përpunon porosi të klientëve, gjeneron fatura dhe ruan e lexon të dhëna nga databaza, njësoj si sistemet reale që përdoren në biznese.
Çfarë është ky projekt? Një aplikacion desktop Java që simulon punën reale të një restoranti modern nga menaxhimi i menusë deri te faturimi i porosive.Ky është projekti yt i parë real, mbi të cilin do të ndërtosh gjithë logjikën si zhvillues Java. 

Çfarë ndërton teknikisht:
Core Java & OOP (Classes, Inheritance, Polymorphism mendim i strukturuar)PostgreSQL Database (CRUD operations & data persistence)Business Logic & Application Flow (si lidhen UI, logjika dhe databaza)Spring Boot Backend (REST API development, Spring MVC, Dependency Injection)Spring Security (JWT authentication, password encryption, role-based access)

restaurant-app-promo-mmks
banking-app-promo-mmks

Projekti 2 – Banking App

Qëllimi i projektit është të ndërtosh një aplikacion backend financiar që përpunon operacione monetare, aplikon politika të qarta biznesi, siguron konsistencën e të dhënave dhe funksionon si një platformë kritike e ngjashme me ato që përdoren në institucione reale bankare.

Çfarë është ky projekt? Ky projekt përfaqëson një aplikacion financiar në anën e serverit që simulon logjikën e sistemeve bankare moderne: menaxhimin e llogarive, ekzekutimin e operacioneve financiare dhe ruajtjen e saktësisë së të dhënave në çdo hap.

Çfarë ndërton teknikisht:
Spring Boot Backend (Controller, Service, Repository)REST API (GET, POST, PUT, DELETE)Transaction Logic & Business Rules (validime reale financiare, kontroll i bilancit,)PostgreSQL Database (data integrity & consistency)API Testing me Postman (testim profesional i backend-it)Error Handling & Validation (trajtim i gabimeve në sisteme kritike, validime strikte)

Zërat e studentëve

"Shume i suprizuar ! Staf shume i kualifikuar me pervoje disa vjecare! Teresisht praktik! Nuk kemi kohe per Hello World! MakerMinds Gamechangers vendi i duhur per tu bere nje Java Developer! Faleminderit!"
Ervin S.​
Junior Software Developer​
"Trajnimi ne Makerminds ishte zgjedhja e duhur. Metoda e shpjegimit ishte super, dhe ofrojne suport te vazhdueshem ne Slack. Trajnimi ishte dinamik dhe interaktiv dhe permbajtja e kursit eshte e zgjedhur me kujdes: zhvillimi i nje projekti real, mjetet dhe metodat e qe perdoren nga programuesit dhe keshilla te vlefshme per zhvillimin e karrieres si programues."
Elvis S.
Junior Software Developer​
"Vlersimi sa i perket fazes se trajnimeve është 10/10 me nje fjal sepse kemi bisedu dhe i kemi tragu arsyet se perse kam pas interesim per MakerMinds sepse mua më është dukur shum nje trajnim shum serioz dhe me persona te kualifikuar dhe shum te aftt si në anen tranuese dhe spjeguese si pershembull Arbrimi ështe shum i aft dhe shum shpejt te gjith besoj kan pasur nje motivim per ket trajnim por edhe shoqëror un jam shum i privilegjuar qe gjendem ne mesin e jujaj faleminderit shum Respekte per te gjith MakerMinds."
Çlirim B.
Junior Software Developer​
"U regjistrova ne trajnim si fillestare pa pasur njohuri ne Java programim. Mendoja qe do e kisha shume veshtire te avancoja por MakerMinds e ben cdo sfide te arritshme. Me profesionalizmin, seriozitetin dhe mbeshtetjen qe merr nga MakerMinds Gamechangers arrin te kuptosh qe ke marr vendimin e duhur per te startuar karrieren si programues. Secila seance ne MakerMinds ka vlere, jo vetem qe meson nga projektet por edhe si te krijosh nje CV profesionale dhe si te behesh i dukshem ne tregun digital. Rrugëtimi im si programuese fillon ketu. Ajo qe kam kuptuar eshte se te qenit programer do nje pune sistematike, ku cdo dite te japesh 100%. Me njohurite e fituara gjate trajnimit dhe praktikes 3 mujore jam e gatshme te punoj si Junior Java Developer."
Redona D.
Junior Software Developer​
"Me MakerMinds Gamechangers ishte një eksperiencë e shkëlqyer. Startova si fillestar pa njohuri në gjuhën programuese Java, por me anë të këtij konceptit kalova në një nivel shumë të lartë. Përveç njohurive që fitova në këtë gjuhë programuese më është zhvilluar shumë edhe koncepti i të menduarit. Po ashtu nuk mund t’a lë pa e përmendur, që shumë gjëra përmes shpjegimit të ligjeratave që ishin të vështira u bënë që të duken jashtëzakonisht të lehta."
Bahtijar H.
Junior Software Developer​
"Falenderime dhe mirenjohje pa fund per Makerminds Gamechangers dhe trajnuesin Arbrim Thaci per profesionalizmin dhe seriozitetin e treguar. Trajnimi si Java Developer me duket teper interesant dhe terheqes per aq seanca sa kemi zhvilluar deri me tani. Teresisht praktik dhe bashkekohor! Kam besim se eshte investimi me i mire qe kam bere ndonjehere! I uroj ekipit shume suksese!"
Ina B.
Junior Software Developer​
"Profili im është ekonomik dhe mendoja se kjo gje do më pengonte për realizimin e këtij kursi. Ajo cfar un vlersoj në këtë ekip është aftësia e të shpjeguarit sa më mirë, për të na e bër akoma më të leht të kuptuarit e kësaj gjuh programimi dhe nga ne që nuk kemi një diplom në këtë fush. Bravo ekipi Makerminds! Jeni një vlere e shtuar për shoqerin Shqiptare në të gjith trevat."
Ersida K.
Junior Software Developer​
"Trajnimi në MakerMinds ka qenë një eksperiencë mahnitëse. Ky trajnim më ka ndihmuar që të përvetësoj njohuritë bazë në Java, një hap gjigand për mua, për fillimin e karrierës sime. Trajneri me stafin e tij profesional janë munduar me plotë vullnet dhe përkushtim që ligjëratat t'i bëjë sa më cilësore për nga efikasiteti dhe qartësia. Ky trajnim më ka ndihmuar të hap rrugë të reja për ëndrrat e mia. Definitivisht, investimi, i cili ka kthimin në të mira të shumta, është MakerMinds."
Agnesa H.
Junior Software Developer​

Pyetjet e shpeshta FAQ

Kush mund ta ndjekë Sistemin e Karrierës Java?

Sistemi është ndërtuar për fillestarë dhe profesionistë që duan të ndërtojnë karrierë në zhvillim software me Java nuk kërkon përvojë të mëparshme në programim.

Jo, Sistemi i Karrierës Java është pagesë unike. Pasi kryen pagesën, ke qasje të plotë dhe të përhershme në të gjitha sesionet dhe materialet.

Qasja është pa afat mund ta ndjekësh me ritmin tënd dhe të rikthehesh kur të duash.

Sistemi funksionon në kompjuter, tablet dhe telefon pa nevojë për instalime shtesë vetëm një lidhje interneti.

Po, do të kesh mentorë live dhe komunitetin Slack, ku mund të marrësh ndihmë, feedback teknik dhe mbështetje në çdo fazë të sistemit.

Menjëherë pas pagesës, do të marrësh një email me linkun e hyrjes në platformën MakerMinds dhe mund të fillosh menjëherë me seancën e parë të sistemit.

MakerMinds - Kompani digjitale e themeluar nga ekspertë me mbi 15 vite përvojë në zhvillim software

MakerMinds filloi si një histori personale, para se të bëhej kompani. Ne kemi parë se si studentët humbasin drejtimin, se si presioni për të gjetur punë rritet, dhe sa e vështirë është të kesh ambicie por të mos kesh një sistem që të udhëheq. Këtë rrugë e kemi kaluar vetë. Pikërisht nga këto sfida lindi MakerMinds.

Jo si një trajnim, por si një metodologji praktike që ndërton mendim teknik, disiplinë dhe aftësi reale. Emri ynë përfaqëson një mendje që krijon, që kërkon përparim dhe nuk pranon të mbetet në vend.

Ajo që na dallon është mentaliteti ynë: standarde të larta, praktikë reale dhe mbështetje e vazhdueshme deri te rezultati. Ne nuk japim teori ne kemi ndërtuar një sistem që funksionon.

Nëse kërkon një partner që e kupton udhëtimin tënd dhe të çon drejt një karriere të qëndrueshme, MakerMinds është vendi i duhur.

Arbrim Thaci

arbrim-thaci-team-makerminds

është inxhinier softuerik me mbi 17 vite përvojë në industrinë e IT-së. Pas studimeve në Sisteme të Informacionit, ai ndërtoi karrierën e tij në disa prej kompanive të mëdha në Gjermani, duke u specializuar në zhvillimin modern të software-it dhe sistemet komplekse.

Më vonë vazhdoi si freelancer, ku ka mbështetur projekte të rëndësishme të transformimit digjital në nivel kombëtar.

I udhëhequr nga dëshira për t’i ndihmuar të tjerët të hyjnë në botën e teknologjisë, ai themeloi MakerMinds një platformë që mëson aftësi praktike, relevante për industrinë, dhe krijon mundësi reale për gjeneratën e re të zhvilluesve.

Violeta Murati Thaci

violeta-murati-thaci-team-makerminds

ka mbi 10 vite përvojë në fushën e Sistemeve të Informacionit dhe konsulencës biznesore. Ajo vjen me një sfond të fortë në Sisteme të Informacionit dhe konsulencë biznesi. Pas studimeve, ajo ka punuar si konsulente për kompani ndërkombëtare, ku ka zhvilluar aftësi të thella në analizë biznesi, komunikim dhe menaxhimin e proceseve.

Në MakerMinds, Violeta integron përvojën e saj të gjerë të konsulencës për t’u treguar studentëve se suksesi në tregun e IT-së nuk varet vetëm nga aftësitë teknike. Ajo i ndihmon të kuptojnë rëndësinë e komunikimit, mendimit kritik, strukturës së punës dhe ndërtimit të një profili profesional që i hap dyert drejt karrierës.

Përgjegjësia ligjore (Disclaimer)

Të gjitha dëshmitë dhe rezultatet e përmendura në këtë faqe janë reale nga pjesëmarrës të Sistemit të Karrierës Java. Askush nuk është kompensuar në asnjë formë për këto deklarata. MakerMinds nuk garanton rezultate nëse mungon angazhimi, përkushtimi dhe puna nga secili pjesëmarrës. Këto rezultate janë të mundshme vetëm nëse ndjek sistemin në mënyrë të plotë dhe bashkohesh në proceset praktike të mentorimit. Ky nuk është një “bëhu i pasur shpejt” program, por një sistem profesional i ndërtuar nga kompani e regjistruar ligjërisht në Gjermani, me trajnerë, punonjës dhe klientë realë.