Kushtet e përdorimit

Kushtet e Përdorimit

Mirë se vini!

Ju faleminderit që keni zgjedhur shërbimet tona makerminds.org, të cilave në tërësi do t’i referohemi si “Shërbimet”.

Ne kemi hartuar këto kushte të përdorimit (të cilave do t’i referohemi si “Kushtet”) ashtu që të njoftoheni me rregullat të cilat definojnë marrëdhënien tonë me ju. Edhe pse jemi munduar që kjo rregullore të jetë sa më e kuptueshme, në të do të hasni edhe terme ligjore. Arsyeja e përdorimit të tyre është se formojnë nenet dhe relacion të detyrueshëm kontraktues ndërmjet juve dhe MakerMinds, LLC. kështu që ju sugjerojmë që t’i lexoni me kujdes.

Duke shfrytëzuar shërbimet tona, ju pajtoheni dhe merrni përsipër të respektoni në tërësi obligimet tuaja që rrjedhin nga këto Kushte, në të kundërtën me mirësi ju lusim të mos i përdorni shërbimet tona.

Privatësia

Ju lutem lexoni me kujdes  Politikën e Privatësisë të publikuar në ueb faqen tonë në makerminds.org. Politika e Privatësisë është pjesë integrale dhe e pandashme e këtyre Kushteve.

Të drejtat e autorit

Ne jemi të përkushtuar të mbrojmë të drejtat e autorit dhe angazhohemi që këto të drejta të respektohen në tërësi.

E gjithë përmbajtja e përfshirë, e vënë në dispozicion apo e plasuar përmes ndonjë shërbimi tonë e cila në mënyrë shprehimore theksohet se është vënë në dispozicion ose plasuar nga MakerMinds, siç mund të jenë por pa u limituar: ndonjë tekst, grafike, llogo, imazh, audio klip, shkarkime digjitale, të dhëna të grumbulluara dhe/apo softuere janë pronë e jona, apo e kontraktorëve tanë dhe mbrohen me ligjin mbi të drejtat e autorit të Republikës se Kosovës, ligjet ku operon apo ushtron aktivitetin MAKERMINDS dhe normat ndërkombëtare për të drejtat e autorit.

Nëse gjatë shfrytëzimit të shërbimeve tona vëreni se ndonjë e drejtë e autorit është cenuar ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni përmes të dhënave të kontaktit të publikuara në ueb faqen tonë.

Markat Tregtare

Marka e jonë tregtare është e mbrojtur me ligj. Asnjë person fizik apo juridik, gjatë aktiviteteve të tyre tregtare nuk mund të shfrytëzojë ndonjë shenjë që në masë substanciale është identike, ose e ngjashme me markën tone tregtare. Shfrytëzimi i pa-autorizuar i markës tregtare konsiderohet si shkelje e të drejtave pronësore mbi markën e regjistruar tregtare.

Raportimi i përmbajtjes

Ju keni mundësi të raportoni një përmbajtje të pa përshtatshme ose një përmbajtje e cila ju mendoni se ju cenon juve ose personave nën përgjegjësinë ligjore tuajën.

Komunikimi Elektronik

Ju pajtoheni që të komunikoni me ne në mënyrë elektronike, përmes e-mailit, teksteve, njoftimeve, mesazheve apo përmes shërbimeve të tjera. Ju mund të ruani kopjet e këtyre komunikimeve për nevoja tuaja. Ju pajtoheni se të gjitha marrëveshjet, njoftimet, shpalosjet, dhe komunikimet e tjera që ne ju ofrojmë juve në mënyrë elektronike janë valide dhe të plotëfuqishme dhe janë ekuivalente me komunikimet me shkrim.

Kujdesi ndaj klientit

Kujdesi ndaj Klientit ka një rëndësi të veçantë për ne. Nëse ju keni nevojë për ndihmë apo asistencë për procesim të ndonjë transaksioni, gjurmim të porosisë tuaj, apo tjetër, ju keni mundësi që të lidheni drejtpërdrejtë me ne.

Plotësim-Ndryshimet e kushteve

Ne, në vazhdimësi përmirësojmë shërbimet ekzistuese, si dhe ofrojmë shërbime të reja. Kjo do të thotë që mund të shtojmë funksionalitete të reja, produkte apo shërbime, apo t’i ndalim ato. Ne, mund të ndërmarrim cilin do veprim në çfarëdo kohe dhe mund të mos jemi në gjendje t’ju njoftojmë paraprakisht

Në të njëjtën kohë edhe Ne mund të përfundojmë kontratën tonë në çdo kohë, për çfarëdo arsye, pa njoftim paraprak. Kjo do të thotë se ne mund të vendosim kufizime shtesë në përdorimin tuaj të shërbimeve, apo të mos ju ofrojmë shërbimet tona. 

Detyrueshmëria e këtyre kushteve dhe hyrja në fuqi

Pranimi i këtyre kushteve krijon relacion kontraktues detyrues në mes të MakerMinds dhe juve. Çfarëdo ndryshimi dhe plotësimi i kushteve, konsiderohet se kanë ndryshuar dhe plotësuar relacionin kontraktues në mes neve.  

Zgjidhja e MOSMARRËVESHJEVE dhe ligji i aplikueshëm

Çdo mosmarrëveshje, mospajtim, ose pretendim që del nga apo në lidhje me këto Kushte, duke përfshirë shkeljen, ndërprerjen ose jo-vlefshmërinë e këtyre Kushteve, do të zgjidhet me arbitrazh në kuadër të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, në përputhje me ligjet e aplikueshme të Republikës së Kosovës.