studentë tashmë pjesë e komunitetit
Vlerësim mesatar 4.9 / 5 nga studentët
Si funksionon në praktikë?
Shumë persona nuk ngecin për shkak të aftësisë, por sepse mësojnë pa një drejtim të qartë:
Rezultat: kohë e humbur dhe pasiguri për hapin tjetër në karrierë.
Me këtë program nuk mëson pa drejtim, por ndjek një rrugë të qartë
nga hapi i parë deri te sistemi final:
Rezultat: një sistem i përfunduar dhe një bazë e qartë për të filluar si developer.
Nuk mjafton të kuptosh sintaksën.
Ti ndërton një sistem real dhe mëson si përdoren aftësitë në praktikë njësoj si në kompani software.
Nuk humb kohë duke kërkuar çfarë të mësosh më pas. Çdo hap është i lidhur dhe të çon drejt ndërtimit të një sistemi të plotë.
Nuk pret të mbarojë trajnimi për të filluar karrierën. Gjatë programit ndërton projekte reale që mund t’i përdorësh si portofol.
1
Ndërton bazën duke kuptuar si funksionon sistemi: Fillon nga themelet e PHP por jo si teori e shkëputur. Që në fillim kupton si lidhen backend, databaza dhe logjika e aplikacionit. Nuk po mëson thjesht sintaksë po kupton si ndërtohen sisteme reale.
2
Ndërton një sistem real, hap pas hapi: Këtu Workforce Pro merr formë. Çdo hap që bën lidhet me të njëjtin sistem nga funksionalitetet bazë deri te një aplikacion i plotë. Nuk kalon nga ushtrimi në ushtrim. Po ndërton diçka që rritet çdo javë.
3
Del me diçka konkrete në dorë: Qëllimi nuk është vetëm të përfundosh programin. Qëllimi është të ndërtosh një sistem real që mund ta përdorësh si portofol dhe të tregosh çfarë di të bësh.
Nuk është se nuk mundesh. Thjesht nuk ke pasur rrugën e duhur.
Dhe në një moment… fillon të mendosh që ndoshta programimi nuk është për ty.
Ky program ndryshon mënyrën si mëson duke të dhënë strukturë, drejtim dhe rezultate reale që mund t’i përdorësh në portofol dhe në tregun e punës.
Pasojë: shumë përpjekje, por progres i paqartë dhe pak siguri
Rezultati: një bazë e fortë praktike dhe projekte që kanë vlerë reale.
Nuk të duhet përvojë. Të duhet drejtim.
Fillestarët nuk ndalojnë sepse nuk munden. Ndalojnë sepse nuk kanë një rrugë të qartë.
Shumë fillestarë nuk ngecin sepse nuk janë të aftë.
Ngecin sepse fillojnë pa drejtim.
Këtu nuk të duhet përvojë paraprake.
Të duhet vetëm një rrugë e qartë — ku çdo hap lidhet me një sistem real që po ndërton.
Çdo koncept përdoret menjëherë në praktikë.
Kështu krijohet kuptimi.
Jo konfuzioni.
Tre shtylla që të çojnë nga mësimi praktik te orientimi profesional.
Nga ndërtimi i Workforce Pro deri te një projekt shtesë, çdo gjë që bën lidhet me sisteme reale që përdoren në praktikë.
Projekti kryesor – Workforce Pro
Gjatë gjithë programit, ti ndërton një sistem të plotë për menaxhimin e përdoruesve, departamenteve dhe detyrave.
Ky nuk është një ushtrim, është një sistem real që simulon mënyrën si funksionojnë aplikacionet në kompani.
Ky është sistemi yt kryesor që rritet hap pas hapi deri në një nivel profesional.
Çfarë ndërton:
Autentifikim (login / register)
Menaxhim përdoruesish (CRUD)
Departamente dhe strukturë
Detyra dhe assignime
API REST
Databazë MySQL
Frontend me React
Projekti shtesë – Inventory App ose Project Tracker
Pasi kupton bazën, punon edhe në një projekt tjetër (Inventory App ose Project Tracker).
Qëllimi është të kuptosh më mirë si funksionojnë sistemet në kontekste të ndryshme dhe të ndërtosh më shumë besim në aftësitë e tua.
Ky projekt përfaqëson një aplikacion për menaxhim (inventar ose projekte), ku ndërton funksionalitete reale si në kompani:
menaxhim i të dhënave
operacione CRUD
strukturë e qartë e sistemit
lidhje mes backend dhe databazës
Çfarë ndërton në praktikë:
backend me PHP
API për komunikim me frontend
databazë për ruajtjen e të dhënave
logjikë biznesi për funksionalitetet
Zërat e studentëve
Ky program është për fillestarë dhe për ata që duan të hyjnë në botën e zhvillimit software. Nuk kërkohet përvojë paraprake mjafton interesi dhe gatishmëria për të ndërtuar diçka reale.
Ofrohen mundësi fleksibile pagese, në varësi të paketës që zgjedh. Detajet diskutohen gjatë konsultës për t’u përshtatur me situatën tënde.
Ke qasje të plotë gjatë gjithë kohës së programit dhe mund të rikthehesh te materialet sa herë të kesh nevojë.
Programi funksionon në laptop ose desktop. Mjafton një kompjuter standard dhe lidhje interneti.
Po, do të kesh mentorë live dhe komunitetin Slack, ku mund të marrësh ndihmë, feedback teknik dhe mbështetje në çdo fazë të sistemit.
Menjëherë pas pagesës, do të marrësh një email me linkun e hyrjes në platformën MakerMinds dhe mund të fillosh menjëherë me seancën e parë të sistemit.
MakerMinds filloi si një histori personale, para se të bëhej kompani. Ne kemi parë se si studentët humbasin drejtimin, se si presioni për të gjetur punë rritet, dhe sa e vështirë është të kesh ambicie por të mos kesh një sistem që të udhëheq. Këtë rrugë e kemi kaluar vetë. Pikërisht nga këto sfida lindi MakerMinds.
Jo si një trajnim, por si një metodologji praktike që ndërton mendim teknik, disiplinë dhe aftësi reale. Emri ynë përfaqëson një mendje që krijon, që kërkon përparim dhe nuk pranon të mbetet në vend.
Ajo që na dallon është mentaliteti ynë: standarde të larta, praktikë reale dhe mbështetje e vazhdueshme deri te rezultati. Ne nuk japim teori ne kemi ndërtuar një sistem që funksionon.
Nëse kërkon një partner që e kupton udhëtimin tënd dhe të çon drejt një karriere të qëndrueshme, MakerMinds është vendi i duhur.
është inxhinier softuerik me mbi 17 vite përvojë në industrinë e IT-së. Pas studimeve në Sisteme të Informacionit, ai ndërtoi karrierën e tij në disa prej kompanive të mëdha në Gjermani, duke u specializuar në zhvillimin modern të software-it dhe sistemet komplekse.
Më vonë vazhdoi si freelancer, ku ka mbështetur projekte të rëndësishme të transformimit digjital në nivel kombëtar.
I udhëhequr nga dëshira për t’i ndihmuar të tjerët të hyjnë në botën e teknologjisë, ai themeloi MakerMinds një platformë që mëson aftësi praktike, relevante për industrinë, dhe krijon mundësi reale për gjeneratën e re të zhvilluesve.
ka mbi 10 vite përvojë në fushën e Sistemeve të Informacionit dhe konsulencës biznesore. Ajo vjen me një sfond të fortë në Sisteme të Informacionit dhe konsulencë biznesi. Pas studimeve, ajo ka punuar si konsulente për kompani ndërkombëtare, ku ka zhvilluar aftësi të thella në analizë biznesi, komunikim dhe menaxhimin e proceseve.
Në MakerMinds, Violeta integron përvojën e saj të gjerë të konsulencës për t’u treguar studentëve se suksesi në tregun e IT-së nuk varet vetëm nga aftësitë teknike. Ajo i ndihmon të kuptojnë rëndësinë e komunikimit, mendimit kritik, strukturës së punës dhe ndërtimit të një profili profesional që i hap dyert drejt karrierës.
Përgjegjësia ligjore (Disclaimer)
Të gjitha dëshmitë dhe rezultatet e përmendura në këtë faqe janë reale nga pjesëmarrës të Sistemit të Karrierës Java. Askush nuk është kompensuar në asnjë formë për këto deklarata. MakerMinds nuk garanton rezultate nëse mungon angazhimi, përkushtimi dhe puna nga secili pjesëmarrës. Këto rezultate janë të mundshme vetëm nëse ndjek sistemin në mënyrë të plotë dhe bashkohesh në proceset praktike të mentorimit. Ky nuk është një “bëhu i pasur shpejt” program, por një sistem profesional i ndërtuar nga kompani e regjistruar ligjërisht në Gjermani, me trajnerë, punonjës dhe klientë realë.