Bëhu Web Developer me Sistemin që Ndërton Profesionistë

Mëso ndërtimin e web aplikacioneve moderne nga zero dhe ndërto karrierën tënde si Full Stack Web Developer me sistemin praktik të MakerMinds!​

webdevs-product-image-makerminds
+ 0

studentë tashmë pjesë e komunitetit

Vlerësim mesatar
4.9 / 5 nga studentët

mockup-web-development-shqip

Rreth sistemit

Çfarë ndryshon me sistemin MakerMinds Web Development?

Nga mësimi pa strukturë në YouTube te ndërtimi i karrierës përmes një sistemi real, me mentorë, projekte dhe përgatitje profesionale.

Më parë:

Studentët përpiqen të mësojnë Web Development, por përballen me sfida të tilla si:

Rezultat: Shumë kohë e humbur, asnjë projekt profesional për tregun e punës.

Tani:

Sistemi MakerMinds Web Development zëvendëson këtë mënyrë të vjetër mësimi me një strukturë të qartë:

Rezultat: Aftësi praktike + portofol real + përgatitje për tregun e punës.

Çfarë të sjell sistemi MakerMinds në karrierën tënde?

Aftësi të matshme dhe progres i vërtetë

Fiton aftësi që kërkohen çdo ditë nga kompanitë e zhvillimit. Nga HTML në aplikacione React të avancuara, nga pasiguria → në vetëbesim profesional me portofol real

Kursim kohe dhe drejtim i qartë

Mos humb muaj duke kërkuar materiale pa strukturë. MakerMinds të jep plan të qartë progresi, mentorë dhe mbështetje gjatë gjithë rrugëtimit

Avantazh në tregun e punës

Trajnohesh për tregun real të punës me seanca karriere dhe përgatitje portofoli. Ndërtim i CV-së dhe profilit profesional në LinkedIn, përgatitje për intervista teknike dhe soft skills.Prezantim profesional i projekteve të tua online.

Bëhu Web Developer në 3 hapa të qartë

1

Fillo me bazat dhe ndërtimin e themeleve: Mëson HTML, CSS dhe JavaScript  themelin e çdo aplikacioni web. Zhvillon faqen tënde të parë nga zero, ku kupton se si funksionon çdo element në një website.

2

Zhvillo projekte reale me mentorë: Në fazën e dytë punon në 3 projekte reale që pasqyrojnë sfida të botës së punës. Këtu përdor React, APIs, dhe databaza për të ndërtuar aplikacione që funksionojnë në praktikë. Ndërton dashboard interaktiv dhe aplikacione dinamike, përdor Node.js për backend dhe komunikim me databazën.

3

Përgatitu për tregun e punës: Pas ndërtimit të projekteve, përqendrohesh në fazën e karrierës dhe përgatitjes për tregun real: Përgatit CV dhe profil profesional në LinkedIn, praktikon intervista teknike dhe prezantim projektesh.

stressed-person-learning

Mos humb më kohë me mënyra të vjetra mësimi

Në MakerMinds Web Development Sistem, gjithçka që më parë të mbante peng tani zëvendësohet me strukturë, mentorim dhe praktikë reale.

Më pak kohë e humbur, më shumë progres dhe rezultate reale!

MakerMinds Web Development Sistem zëvendëson mënyrën e vjetër të të mësuarit me strukturë dhe efikasitet, duke të kursyer muaj përgatitjeje dhe duke të sjellë rezultate që duken në portofol dhe në tregun e punës.

Më parë (klasike)

6–12 muaj pa progres konkret

Rezultat: shumë përpjekje, pak rezultate.

Tani me MakerMinds:

6 muaj nga zero deri te punësimi

Rezultat: portofol real + përgatitje për tregun e BE-së.

A funksionon Web Development me Sistem edhe për ata që nuk kanë përvojë?

Po! MakerMinds Web Development Sistem është ndërtuar posaçërisht për fillestarë dhe për ata që duan të ndërrojnë drejtimin e karrierës.

Çfarë ndodh kur mësimi tradicional takohen me metodologjinë e MakerMinds?

Rezultati është i qartë: studentët që më parë luftonin me materiale të shpërndara tani mësojnë në mënyrë të strukturuar, zhvillojnë projekte reale dhe arrijnë progres të matshëm në pak javë.

MakerMinds kombinon mentorinë reale, projektet praktike dhe trajnimin e karrierës për të krijuar një sistem që nuk të lë vetëm me teori, por të çon drejt karrierës së parë si Web Developer.

Përmbajtja që të pret në Web Development me Sistem

6 module të strukturuara për të kaluar nga fillestari në zhvillues të aftë për tregun e punës përmes projekteve reale, mentorimit dhe praktikës profesionale.

Trajnimi Online (3 muaj)

programming-background-with-person-working-with-codes-computer
woman-coding-team-office-internship

Praktika Online (3 muaj)

Aplikimi për punë

job-hiring-handshake-woman-software-engineer-ai-developer

Zbulo se si sistemi MakerMinds të udhëzon hap pas hapi drejt karrierës Web Development

Sesione praktike

Seanca live për karrierë

Përgatitja për
tregun e punës

Projekte reale

Ndërto 5 projekte reale që tregojnë rritjen tënde si Full-Stack Web Developer

Nga “fillestar në web” që ndërton faqet e para, deri te zhvillues që krijon aplikacione të plota biznesi me frontend, backend dhe databazë.

Një projekti i trajnimit online – Restaurant Web Application

Web aplikacion për menaxhimin e restorantit

Qëllimi: të ndërtosh një platformë ku klientët shohin menunë, bëjnë porosi, ndërsa admini i menaxhon produktet dhe porositë.

Çfarë mëson:

Rezultat: një Restaurant Web applikacion funksional për portofolin tënd.

restaurant-app-promo-mmks
banking-app-promo-mmks-shqip

Një projekti i praktikes (internship-it) – Employee Management System

Web aplikacion për menaxhimin e punonjësve

Qëllimi: të ndërtosh një aplikacion ku admini menaxhon punonjës, role, orare dhe raporte me dashboard të qartë.

Çfarë mëson:

Rezultat: Full-Stack Web aplikacion funksional për portofolin tënd.

Zërat e studentëve

Ata që e nisën si ti, sot ecin me besim në botën e teknologjisë.

"Shume i suprizuar ! Staf shume i kualifikuar me pervoje disa vjecare! Teresisht praktik! Nuk kemi kohe per Hello World! MakerMinds Gamechangers vendi i duhur per tu bere nje Java Developer! Faleminderit!"
Ervin S.​
Junior Software Developer​
"Trajnimi ne Makerminds ishte zgjedhja e duhur. Metoda e shpjegimit ishte super, dhe ofrojne suport te vazhdueshem ne Slack. Trajnimi ishte dinamik dhe interaktiv dhe permbajtja e kursit eshte e zgjedhur me kujdes: zhvillimi i nje projekti real, mjetet dhe metodat e qe perdoren nga programuesit dhe keshilla te vlefshme per zhvillimin e karrieres si programues."
Elvis S.
Junior Software Developer​
"Vlersimi sa i perket fazes se trajnimeve është 10/10 me nje fjal sepse kemi bisedu dhe i kemi tragu arsyet se perse kam pas interesim per MakerMinds sepse mua më është dukur shum nje trajnim shum serioz dhe me persona te kualifikuar dhe shum te aftt si në anen tranuese dhe spjeguese si pershembull Arbrimi ështe shum i aft dhe shum shpejt te gjith besoj kan pasur nje motivim per ket trajnim por edhe shoqëror un jam shum i privilegjuar qe gjendem ne mesin e jujaj faleminderit shum Respekte per te gjith MakerMinds."
Çlirim B.
Junior Software Developer​
"U regjistrova ne trajnim si fillestare pa pasur njohuri ne Java programim. Mendoja qe do e kisha shume veshtire te avancoja por MakerMinds e ben cdo sfide te arritshme. Me profesionalizmin, seriozitetin dhe mbeshtetjen qe merr nga MakerMinds Gamechangers arrin te kuptosh qe ke marr vendimin e duhur per te startuar karrieren si programues. Secila seance ne MakerMinds ka vlere, jo vetem qe meson nga projektet por edhe si te krijosh nje CV profesionale dhe si te behesh i dukshem ne tregun digital. Rrugëtimi im si programuese fillon ketu. Ajo qe kam kuptuar eshte se te qenit programer do nje pune sistematike, ku cdo dite te japesh 100%. Me njohurite e fituara gjate trajnimit dhe praktikes 3 mujore jam e gatshme te punoj si Junior Java Developer."
Redona D.
Junior Software Developer​
"Me MakerMinds Gamechangers ishte një eksperiencë e shkëlqyer. Startova si fillestar pa njohuri në gjuhën programuese Java, por me anë të këtij konceptit kalova në një nivel shumë të lartë. Përveç njohurive që fitova në këtë gjuhë programuese më është zhvilluar shumë edhe koncepti i të menduarit. Po ashtu nuk mund t’a lë pa e përmendur, që shumë gjëra përmes shpjegimit të ligjeratave që ishin të vështira u bënë që të duken jashtëzakonisht të lehta."
Bahtijar H.
Junior Software Developer​
"Falenderime dhe mirenjohje pa fund per Makerminds Gamechangers dhe trajnuesin Arbrim Thaci per profesionalizmin dhe seriozitetin e treguar. Trajnimi si Java Developer me duket teper interesant dhe terheqes per aq seanca sa kemi zhvilluar deri me tani. Teresisht praktik dhe bashkekohor! Kam besim se eshte investimi me i mire qe kam bere ndonjehere! I uroj ekipit shume suksese!"
Ina B.
Junior Software Developer​
"Profili im është ekonomik dhe mendoja se kjo gje do më pengonte për realizimin e këtij kursi. Ajo cfar un vlersoj në këtë ekip është aftësia e të shpjeguarit sa më mirë, për të na e bër akoma më të leht të kuptuarit e kësaj gjuh programimi dhe nga ne që nuk kemi një diplom në këtë fush. Bravo ekipi Makerminds! Jeni një vlere e shtuar për shoqerin Shqiptare në të gjith trevat."
Ersida K.
Junior Software Developer​
"Trajnimi në MakerMinds ka qenë një eksperiencë mahnitëse. Ky trajnim më ka ndihmuar që të përvetësoj njohuritë bazë në Java, një hap gjigand për mua, për fillimin e karrierës sime. Trajneri me stafin e tij profesional janë munduar me plotë vullnet dhe përkushtim që ligjëratat t'i bëjë sa më cilësore për nga efikasiteti dhe qartësia. Ky trajnim më ka ndihmuar të hap rrugë të reja për ëndrrat e mia. Definitivisht, investimi, i cili ka kthimin në të mira të shumta, është MakerMinds."
Agnesa H.
Junior Software Developer​

Pyetjet e shpeshta FAQ

Kush mund ta ndjekë Sistemin e Web Development nga MakerMinds?

Sistemi është ndërtuar për fillestarë dhe për këdo që do të ndërtojë karrierë si Web Developer (Full Stack). Nuk kërkohet përvojë e mëparshme në programim.

Është pagesë unike. Pasi kryen pagesën, ke qasje të plotë dhe të përhershme në të gjitha modulet, projektet dhe materialet.

Qasja është pa afat mund ta ndjekësh me ritmin tënd dhe të rikthehesh kur të duash.

Sistemi funksionon në kompjuter, tablet dhe telefon pa nevojë për instalime shtesë vetëm një lidhje interneti.

Po, do të kesh mentorë live dhe komunitetin Slack, ku mund të marrësh ndihmë, feedback teknik dhe mbështetje në çdo fazë të sistemit.

Menjëherë pas pagesës, do të marrësh një email me linkun e hyrjes në platformën MakerMinds dhe mund të fillosh menjëherë me seancën e parë të sistemit.

MakerMinds - Kompani digjitale e themeluar nga ekspertë me mbi 17 vite përvojë në zhvillim software

MakerMinds filloi si një histori personale, para se të bëhej kompani. Ne kemi parë se si studentët humbasin drejtimin, se si presioni për të gjetur punë rritet, dhe sa e vështirë është të kesh ambicie por të mos kesh një sistem që të udhëheq. Këtë rrugë e kemi kaluar vetë. Pikërisht nga këto sfida lindi MakerMinds.

Jo si një trajnim, por si një metodologji praktike që ndërton mendim teknik, disiplinë dhe aftësi reale. Emri ynë përfaqëson një mendje që krijon, që kërkon përparim dhe nuk pranon të mbetet në vend.

Ajo që na dallon është mentaliteti ynë: standarde të larta, praktikë reale dhe mbështetje e vazhdueshme deri te rezultati. Ne nuk japim teori ne kemi ndërtuar një sistem që funksionon.

Nëse kërkon një partner që e kupton udhëtimin tënd dhe të çon drejt një karriere të qëndrueshme, MakerMinds është vendi i duhur.

Arbrim Thaci

arbrim-thaci-team-makerminds

është inxhinier softuerik me mbi 17 vite përvojë në industrinë e IT-së. Pas studimeve në Sisteme të Informacionit, ai ndërtoi karrierën e tij në disa prej kompanive të mëdha në Gjermani, duke u specializuar në zhvillimin modern të software-it dhe sistemet komplekse.

Më vonë vazhdoi si freelancer, ku ka mbështetur projekte të rëndësishme të transformimit digjital në nivel kombëtar.

I udhëhequr nga dëshira për t’i ndihmuar të tjerët të hyjnë në botën e teknologjisë, ai themeloi MakerMinds një platformë që mëson aftësi praktike, relevante për industrinë, dhe krijon mundësi reale për gjeneratën e re të zhvilluesve.

Violeta Murati Thaci

violeta-murati-thaci-team-makerminds

ka mbi 10 vite përvojë në fushën e Sistemeve të Informacionit dhe konsulencës biznesore. Ajo vjen me një sfond të fortë në Sisteme të Informacionit dhe konsulencë biznesi. Pas studimeve, ajo ka punuar si konsulente për kompani ndërkombëtare, ku ka zhvilluar aftësi të thella në analizë biznesi, komunikim dhe menaxhimin e proceseve.

Në MakerMinds, Violeta integron përvojën e saj të gjerë të konsulencës për t’u treguar studentëve se suksesi në tregun e IT-së nuk varet vetëm nga aftësitë teknike. Ajo i ndihmon të kuptojnë rëndësinë e komunikimit, mendimit kritik, strukturës së punës dhe ndërtimit të një profili profesional që i hap dyert drejt karrierës.

Përgjegjësia ligjore (Disclaimer)

Të gjitha dëshmitë dhe rezultatet e përmendura në këtë faqe janë reale nga pjesëmarrës të Sistemit të Karrierës Java. Askush nuk është kompensuar në asnjë formë për këto deklarata. MakerMinds nuk garanton rezultate nëse mungon angazhimi, përkushtimi dhe puna nga secili pjesëmarrës. Këto rezultate janë të mundshme vetëm nëse ndjek sistemin në mënyrë të plotë dhe bashkohesh në proceset praktike të mentorimit. Ky nuk është një “bëhu i pasur shpejt” program, por një sistem profesional i ndërtuar nga kompani e regjistruar ligjërisht në Gjermani, me trajnerë, punonjës dhe klientë realë.